Futboll Premier League Sport

Legjenda e “Etihad” paralajmëron City-n: Kujdes nga Mourinho! Do të jetë i inatosur

Yaya Toure ka paralajmëruar Manchester City-n të ketë kujdes nga Jose Mourinho sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Pep Guardiolas e mbylli me 19 pikë diferencë nga United i vendit të dytë duke thyer çdo rekord të mundshëm në sezonin 2017/18.

Toure tani beson se pret një kundërpërgjigje të Jose Mourinho-s për sezonin 2018/19.

“Mourinho do të jetë shumë i inatosur,” shprehet ai për MEN Sport.

“Tottenham gjithashtu është një ekip i mirë dhe mund të konkurrojë për titull.

“Man City mund të fitojë përsëri por varet. Kupa e Botës është afër, lojtarët nuk do të pushojnë gjatë dhe do të fillojnë të luajnë në kampionat.

“Nëse nuk kanë dëmtime atëherë mund t’ia dalin por do të jetë e vështirë, pasi vitin tjetër do të jetë një situatë krejt ndryshe.”

Related posts

MERITON NJË HOMAZH TË PËRJETSHËM”/ Presidenti i La Ligas thur elozhe: Ai lojtari më i mirë i historisë…

Delo.autor

E BUJSHME/ Silvinjo ka 1 vit që e injoron, futbollisti refuzon ftesën e Kombëtares para Serbisë

F.autor

MERR FUND DILEMA/ Mediat spanjolle ZBULOJNË se ku do të transferohet SADIKU

Isa.Autor

Leave a Comment