Futboll Sport

MOTO GP/ Marquez: Avantazhi i rëndësishëm, por është vetëm fillimi i sezonit

Këtë fundjavë, Botërori i Moto GP do të spostohet në pistën italiane të Mugello, me spanjollin Marc Marquez që paraqitet në këtë sfidë me një avantazh të madh prej 34 pikësh ndaj rivalëve të tij. rezultatet e garave të fundit i kanë dhënë besim e qetësi kampionit të botës, që kërkon të vijojë serinë pozitive edhe në Mugello. “Është e bukur dhe e rëndësishme të shkoj në garën e Italisë me një avantazh kaq të madh. Megjithatë, për momentin kjo është vetëm një shifër, pasi jemi ende në fillimin e sezonit”, tha Marc Marquez.

Jam i sigvurt se gara për titullinn kampion ka për të qenë shumë e fortë deri në fund, ndaj na duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”, tha më tej piloti spanjoll i Honda, që e njeh mirë pistën italiane. “Këtu kemi kryer një test para garës së fundit në Francë dhe ishim të shpejtë. Ndaj pres një garë të mirë. Megjithatë, të shohim se si do të përshtaten gomat me pistën, si do të jetë temperature e kushtet e motit. Besoj se këtë fundjavë do të jetë më vapë se kur kryem testet, ndaj duhet të shohim se si do të menaxhojmë gomat në garë”, tha Marquez.

Related posts

Chelsea shënon golin e parë ndaj Manchester United (VIDEO)

Sadik.Autor

ZBULON NJË HISTORI/ Modric: U zumë dhe nuk fola 3 vite me Mandzukic, sot e marr të parin në çdo luftë…

Delo.autor

JUVENTUS PLANIFIKON TË ARDHMEN/ Projekti i ri përfshin edhe pasardhësin e CR7

Delo.autor

Leave a Comment