Futboll Sport

E BUJSHME/ Silvinjo ka 1 vit që e injoron, futbollisti refuzon ftesën e Kombëtares para Serbisë

Arda Kurtulan ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Shqipërisë sipas raportimeve nga Turqia. Kjo për shkak se 22-vjeçari do të konsiderohej lojtar i huaj në Superligën turke dhe do të kufizonte Goztepen. Për më tepër, Kurtulan pret po ashtu ftesën nga Turqia.

“Speciale. Arda Okan Kurtulan, i cili vesh fanellën e Goztepës, është ftuar nga përfaqësuesja e Shqipërisë. Gjithsesi, lojtari e ka refuzuar sepse ai do të konsiderohej lojtar i huaj në Superligën turke dhe po pret për një ftesë të mundshme nga Turqia”, shkruan gazetari i njohur në Turqi, Jagiz Sabunkuglu.

Mesfushori i krahut të djathtë la Maqedoninë për Shqipërinë U-21. Më pas ftesa nga Silvinjo tek ekipi i parë nuk erdhi për rreth 1 vit ku spikati me Adana Demirspor në Turqi.

E gjithë karriera e tij është e fokusuar pikërisht në Turqi. I lindur në Stamboll, mesa duket Kurtulan pret të ndryshojë sërish përfaqësuese.

 

Related posts

4 SFIDA NGA PËRFUNDIMI I KAMPIONATIT/ Bartomeu “ndez” polemikat: VAR-i favorizon gjithmonë të njëjtin ekip

Delo.autor

E KRYER/ As Juventusi dhe as klubet e Milanos, Milinkoviç-Saviç firmos kontratën me skuadrën e re

F.autor

UEFA PËRJASHTON JUVENTUSIN NGA EVROPA/ Vendimi vjen pas shkeljeve të bardhezinjve

F.autor

Leave a Comment