Futboll Seria A Sport

Luciano Moggi: Ancelotti si Maradona për Napolin!

Luciano Moggi shprehet se mbërritja e Carlo Ancelotti-t te Napoli do të ketë të njëjtin efekt si atëherë kur mbërriti Diego Maradona.

Moggi është ish-dejtori i Juventus që u fajësua për skandalin e Calciopoli-t, por ai gjithashtu ka punuar te Napoli nga 1989 deri në 1991.

“Aurelia De Laurentiis ka marrë Ancelotti-n siç u mor atëherë Maradona, duke u siguruar që tifozët e Napolit ta harrojnë brenda ditës Sarri-n,” shprehet Moggi për RMC Sport.

“Ancelotti meriton të gjithë vëmendjen, por ai është një trajner që do të stërvisë kampionë. Presidenti do të detyrohet të nxjerrë portofolin, por ai duhet të marrë meritat për këtë emërim.”

Related posts

“San Siro” si lojtar i shtuar për Interin. 110 000 spektatorë për dy ndeshjet e radhës

Isa.Autor

Dhuna në futbollit grek, UEFA ia lë në dorë një shqiptari fatet e kampionatit

Sadik.Autor

RRËFIMI I SULMUESIT SAELEMAEKERS/ Përqafimi i papritur me CR7 dhe “frika” për t’u shoqëruar me Lukaku-n

Delo.autor

Leave a Comment