Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Inter “injektohet” me 40 mln euro nga Kina

Gati 40 mln euro do të vijnë nga sponsorët Kinezë për klubin e Inter. Marka e Internazionale vazhdon të rritet në Azi.

Klubi Zikaltër ka formalizuar shumë marrëveshje nëpërmjet Inter Media and Communication SpA duke firmosur disa kontrata sponsorizimi këtë vit.

Inter ka nënshkruar një marrëveshje 10.5 mln euro në 2018 me kompaninë kineze FullShare (aktive në fushën e turizmit dhe edukimin e fëmijëve) dhe Donkey Mother (agjenci udhëtimi online), teksa marrëveshja me iMedia, një agjenci marketingu kineze, ka qenë me vlerë 27.2 mln euro.

Në nëntë muajt e parë të vitit financiar 2017/18, Inter ka fituar 156.5 mln euro nga të drejtat televizive dhe sponsorët dhe ajo vlerë thuhet të shkojë rreth 203.5 deri në fund të vitit.

Gjithsesi, fitimet nuk mjaftojnë për të zgjidhur problemet financiare të klubit, pasi do të duheshin edhe rreth 30 deri 40 milionë euro fitime.

Gjithsesi, borxhet Zikaltër janë në zbritje dhe kjo falë tregut aziatik.

Related posts

Shala dhe Lyngby dhurojnë një fanellë dhe dy bileta për tifozët

Q.Autor

JO RADHË TË GJATA PËR AUTOGRAFE/ Ky sportist i sumos jep zgjidhje… (VIDEO)

Isa.Autor

LOJTARI I MOMENTIT TE SHQIPËRIA/ Armando Broja feston 20-vjetorin e lindjes, mesazhi me fanellën e kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment