Albanian Stars Futboll Sport

Arjan Peço: Lojtarët ishin jashtë roleve natyrale, sot u kthyem vite mbrapa

Humbja dëshpëruese e Shqipërisë ndaj Kosovës, me rezultatin e thellë 3-0, u komentua edhe nga trajneri i të rinjve të Bazelit, Arjan Peço. Ky i fundit, si një ish futbollist i kombëtares shqiptare, evidentoi se kuqezinjtë u rikthyen sot shumë vite pas, duke mos treguar asgjë në fushë.

“Në skuadër kishte shumë lojtarë që luanin jashtë rolit të tyre, ndërsa mungoi tërësisht qarkullimi i topit në mesin e fushës. Lojtarët e rinj treguan se nuk janë ende gati për të veshur fanellën e kombëtares, ndërsa jam kurioz të di se çfarë sinjalesh mori Panucci sot nga këta lojtarë”, deklaroi Peço.

Related posts

Bayerni shpallet kampion/ Heynckes: I dërgoj Ancelottit…

Sadik.Autor

U GRUMBULLUA TEK EKIPI I PARË PËR SFIDËN NDAJ GETAFES/ Trajneri Setien: Ja pse e mora Rei Manajn

Delo.autor

E RRALLË/ Qytetari nga Kosova gjen një mënyrë FANTASTIKE për të mos HUMBUR Botërorin (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment