Albanian Stars

Shtohet interesimi për mesfushorin kuqezi, edhe një tjetër klub italian në garë

Mesfushori vlonjat Ledian Memushaj është në qendër të vëmendjes në merkaton e dimrit. Edhe pse performanca e tij nuk ka qënë më e mira e mundshme, kërkesat e mbëritura në adresë të Memushjat janë të shumta.

Sipas mediave italiane, numrit të gjatë të skuadrave që interesohen për futbollistin e Kombëtares shqiptare i shtohet edhe ai i Barit, ku aktivizohet një mesfushori Migjen Basha.

Bari synon këtë sezon të ngjitet në elitën e futbollit italian, ndaj mendon të bashkojë në skuadër dy shqiptarët, të cilët e njohin mjafti mirë lojën e njëri-tjetrit.

Gjithsesi për të siguruar shërbimet e tij, konkurenca është e lartë, pasi për vlonjatin, përveç Flamurtarit, interesohen edhe klubet e Parmës, Chievos dhe Ascolit.

Related posts

Berisha shënon në humbjen e thellë në Ligën e Kampionëve të Azisë

Q.Autor

Aventurë e re për Fabio Sakaj, firmos me Racing Fondin

Q.Autor

Rrëfehet agjenti i Hysajt: Ja nga kush varet e ardhmja e mbrojtësit kuqezi

Sadik.Autor

Leave a Comment