Futboll La Liga

Messi dhe Ronaldo ndanë ‘të artat’, argjentinasi mori ‘Këpucën’, portugezi ‘Topin’

Këtë vit Cristiano Ronaldo fitoi për herë të pestë “Topin e Artë”, teksa u shpall edhe “FIFA World Player”.

Ylli portugez i Realit të Madridit barazoi Messin në listën e futbollistëve që e kanë fituar më shumë “Topin e Artë”, ndërsa në renditjen e 2017-ës la pas pikërisht argjentinasin dhe brazilianin Neymar.

Portugezi arriti të fitojë edhe çmimin “FIFA World Player”, që jepet për futbollistin më të mirë të sezonit 2016-2017.

Triumfi në Champions me Realin e Madridit dhe golat e shumtë të shënuar në këtë kompeticion, ishin vendimtarë në votimin e Cristiano Ronaldos.

Ndërsa “Këpuca e Artë” shkoi për Lionel Messin. Ylli argjentinas u shpall golashënuesi më i mirë për sezonin 2016-2017 në kampionatet europiane, duke fituar çmimin e “Këpucës së Artë” për të 4-tën herë në karrierë.

Me 37 finalizimiet e tij, argjentinasi barazoi rekordin e Cristiano Ronaldos, që gjithashtu e ka fituar 4 herë këtë trofe individual.

Pas dy futbollistëve më të mirë të kampionatit spanjoll, nga dy herë e kanë fituar “Këpucën e Artë” emra të tillë si Muller, Eusebio, Georgescu, Fernando Gomes, McCoist, Jardel, Henry, Forlán dhe Luis Suárez.

Related posts

Nëse largohet Bonucci, ja kush do bëhet kapiteni i ri i Milanit

Isa.Autor

Ish-futbollisti kuqezi/ Kaçaj: Duka dhe Panuçi tallen me Kombëtaren, përgjegjës kryesor presidenti i FSHF

Isa.Autor

SHPREH ECURINË E PËRKRYER TË ARSENAL/ Granit Xhaka: 21 ndeshje pa humbje, Mendoj se është…

Isa.Autor

Leave a Comment