Futboll Premier League Sport

Guardiola i “heq kapelen” Realit/ Të mos e lejojmë të marrë të katërtin radhazi

Isco Alarcón nuk do të luajë te Manchester City. Pep Guardiola ka qenë kaq i theksuar, kur u pyet për “play maker”-in e Real Madridit në një ceremoni të “Fondacionit Cruyff”. “Manchester City nuk do të nënshkruajë me Isco”, – shpjegoi ai në lidhje me pyetjen për disa informacione, që tregonin interesin e klubit anglez për lojtarin.

Guardiola i është referuar edhe Ligës së Kampionëve, të fituar nga Real Madridi. I pyetur nëse ekipi i Zidane e ka merituar këtë trofe të fundit, Pep ka qenë më pak i theksuar: “Reali e ka fituar Champions-in, çfarë rëndësie ka nëse e meritonte apo jo. Ne duhet t’i përgëzojmë ata, sepse është shumë e vështirë të fitosh në këtë kompeticion”.

Tekniku katalanas ka vlerësuar punën e Zidane, si dhe ka theksuar aftësinë e ekipit të bardhë për të trajtuar situatat kufizuese në Ligën e Kampionëve: “Kur fitoni tre Champions radhazi, katër të tillë në pesë vite, kjo tregon se kemi të bëjmë me një ekip spektakolar. Champions është një garë shumë e vështirë, që varet nga shumë gjëra. Neve të tjerëve nuk na mbetet asgjë, vetëm të përpiqemi të mos e lejojmë Real Madridin të marrë Champions-in e katërt radhazi”.

Related posts

TALENTI I SALZBURG QË PO MAHNIT EUROPËN/ 19-vjeçari preferon të luajë në Premier League tek…

Delo.autor

Ronaldo “tronditë” Realin me kërkesën e re

Sadik.Autor

“MË PËLQENTE TË DILJA DHE TË PIJA”/ Ylli i Roma-s: Mourinho më ka përmirësuar

Delo.autor

Leave a Comment