Futboll Seria A Sport

Liverpool duhet të paguajë 90 milionë euro te Roma për shërbimet e brazilianit…

Pasi ka mbyllur blerjet e Coric dhe Marcano, i cili sot do të firmosë, Roma vazhdon të jetë e përfshirë në merkaton e lojtarëve, në hyrje dhe në dalje…Në orët e fundit, klubi italian është përballur me sondazhin e parë të Liverpool për të marrë Alisson, i konsideruar nga “të kuqtë” si përforcimi kryesor për sezonin e ardhshëm.

Roma e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ulet në tavolinën e bisedimeve nëse oferta fillestare nuk është të paktën 90 milionë euro.Ka edhe tre muaj kohë për të thënë fjalën e fundit në një “telenovelë” që sapo ka nisur.

Ndërkohë, Monchi, drejtori sportiv i Romës, është takuar edhe me Mino Raiola, menaxheri që kujdeset për dy sulmues që duket se janë në planet e kryeqytetasve: Mario Balotelli dhe Justin Kluivert.

Më e lehtë duket arrija te “SuperMario” që është me parametër zero, teksa Ajax ka përsëritur se nuk ka ndërmend të shesë Kluivert jr.

Related posts

SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Ja si është PROGRAMUAR të rreshtohet Kukësi… (FOTO)

Isa.Autor

Sulmuesi i Barcelonës monitorohet nga skuadrat angleze

Sadik.Autor

CARDIFF-CHELSEA/ “Blutë e Londrës” kalojnë në avantazh, shënon Loftus-Cheek

Delo.autor

Leave a Comment