Futboll Seria A Sport

Mario Balotelli në qendër të merkatos, katër klube duan shërbimet e sulmuesit

Mario Balotelli u rikthye me gol në kombëtaren italiane të futbollit duke shënuar në fitoren 2-1 kundër Arabisë Saudite. ‘Super Mario’ vazhdoi me formën e mirë të treguar gjatë sezonit edhe me Nice në Francë. Por sulmuesi do largohet nga klubi francez dhe kjo tashmë është e ditur dhe shumë ekipe kërkojnë shërbimet e 27-vjeçarit.

Skuadra që së fundmi po këmbëngul më tepër për Balotellin është Napoli. Tashmë me në krye Ancelottin, napoletanët duan të formojnë një ekip për të konkuruar Juventusin në Serie A. Por për Balon edhe të sapo ngjiturit e Parmas kanë shprehur dëshirën për ta pasur në ekip, por problem është rroga e lartë e tij. Nga jashtë Italisë skuadra si Marseille dhe Dortmund po bëjnë sondazhe për Balotellin dhe mund të futen në garë për shërbimet e tij.

 

Related posts

UEFA NIS HETIMET MBI KRIJIMIN E SUPERLIGËS EUROPIANE/ Përgatit proçesin gjyqësor 50 miliard eurosh. Ja çfarë pritet të ndodhë…

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Besiktas – Bayern Munich

Q.Autor

LIVE/ Valencia-Arsenal, Gameiro kalon vendasit në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment