Futboll Ligue 1 Sport

Thiago Motta nxit PSG-në, të blejë mesfushorin e Real Madridit

Mesfushori i Real Madrid Toni Kroos do të ishte blerja e përsosur për Paris Saint-Germain, sipas Thiago Motta.

Kroos, i cili konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë, ka shkëlqyer në katër sezonet e fundit të Real, duke fituar tre tituj Champions League dhe një në La Liga.

Motta – i cili do të jetë trajner te U19 e PSG pasi të jetë tërhequr nga futboll – beson se gjermani do të ishte kandidati ideal për ta zëvendësuar në mesin e fushës së Parc des Princes.

“Personalisht, do të kisha dëshirë të shihja Toni Kroos te PSG,” shprehet ai për Le Parisien.

“Ai mund të luajë edhe në pozicione më të avancuar, por në një stil që i përshtatet PSG-s, ai është i jashtëzakonshëm.

“Ai është një lojtar të cilin e admiroj shumë. Ai mund të luajë në tre pozicione të mesit të fushës.”

Related posts

RONALDO është magjik në SHTATOR/ Ja sa GOLA ka shënuar tek REALI në 9 vite

Isa.Autor

Fiorentina vuan por fiton minimalisht me Udinezen, ndjek Juventusin në krye

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Zbulohet merkatoja e Barcelonës, ja 3 emrat që do trajneri Koeman në skuadër…

Delo.autor

Leave a Comment