Futboll Sport

E publikojnë pa dashje, zbulohet e ardhmja e sulmuesit të njohur (FOTO)

Sulmuesi spanjoll Fernado Torres, do “shtegtojë” drejt kampionatit japonez pas datës 1 korrik dhe mësohet se ka arritur marrëveshjen me klubin Sagan Tosu.

Ku lajm është publikua pa dashje nga faqja zyrtare e kampionatit japonez J-League, e cila e fshiu më pas lajmin duke e quajtur një gabim administrativ. Kaq iu ka mjaftuar mediave vendase për të zbuluar të ardhmen e Torresit.

Kujtojmë që pak kohë më parë, në kampionatin japonez, u transferua dhe Andres Inesta, i cili do të jetë kundërshtar me Torresin. Sagan Tosu është në vendet e fundit në kampionat dhe afrimi i sulmuesit spanjoll do ta ndihmojë që të ngrihet.

 

Related posts

DISFATA NDAJ KAMPIONËVE TË ANGLISË/ Mourinho: I thashë Klopp që skuadra më e mirë humbi dhe…

Delo.autor

Ancelotti mahnitet nga Mbappe: E ardhmja është e tij, do të bëhet një “YLL”

Isa.Autor

SFIDA NDAJ LILLE-S PËR SUPERKUPËS SË FRANCËS/ Pochettino: Nuk do të jetë një revansh, por një hakmarrje…

Delo.autor

Leave a Comment