Futboll Premier League Sport

Zyrtare, lojtari i Juventus shkon te Arsenali

Bisedimet u mbyllën pozitivisht dhe Stephan Lichtsteiner do të luajë me Arsenal në sezonin e ardhshëm. Në orët e fundit është arritur marrëveshja dhe pasi të kalojë vizitat mjekësore zvicerani do të firmosë me “topçinjtë” deri më 30 qershor 2019.

Marrëveshja është arritur në çdo pikë dhe në ditët e ardhshme do të vijë zyrtarizimi. Ai do të jetë përforcimi i parë për trajnerin e ri të Arsenal, Unai Emery.

Lichtsteiner e luajti ndeshjen e fundit me Juventus kundër Verona, në javën e fundit të kampionatit, ku humbi dhe një 11-metërsh, gjatë fitores 2-1. Pasi nuk gjeti gjuhën e përbashkët me Juventus për rinovimin e kontratës, që skadon më 1 qershor, 34-vjeçari refuzoi ofertat nga Kina dhe do ta vazhdojë karrierën në “Emirates Stadium”.

Related posts

Faza finale e Botërorit do të luhet me top të ri

Sadik.Autor

“ATMOSFERA PRITET TË JETË E JASHTËZAKONSHME”/ Trajneri i Anglisë: Pasi jemi kualifikuar, kemi mundësinë…

Delo.autor

ÇMENDURIA E MESFUSHORIT TË INTER/ Është aktivizuar 8 ndeshje pa pushuar kurrë

Delo.autor

Leave a Comment