Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Predikuesi islamik: Dëmtimi i Salah ishte një ndëshkim nga Zoti për prishjen e Ramazanit

Dëmtimi i Mohamed Salah në finalen e Champions League ishte një ndëshkim nga Zoti pasi ai theu agjërimin të Ramazanit, pretendon një predikues islamik.

Sulmuesi i Liverpool është detyruar të dalë nga loja në minutën e 30’ për shkak të një dëmtimi pas duelit me Sergio Ramos.

Salah në fillim u shpreh se nuk do e prishte agjërimin në prag të finales së Champions League.

Por një fizioterapist konfirmoi se ai ndryshoi plan pasi foli me departamentin e vlerave ushqimore të klubit.

Myslimanët lejohen të thyejnë agjërimin për arsye udhëtimi. Por predikuesi nga Kuwaiti Mubarak al-Bathali thotë se Salah bëri mëkat duke thyer agjërimin për ndeshjen.

“Zoti e ndëshkoi,” shprehet ai në Twitter.

Al-Bathali pretendon se Salah është këshilluar në mënyrë të gabuar. “Fatkeqësisht, ai do të jetojë me këtë mëkat përjetësisht.”

Related posts

BARCELONA-VALENCIA/ Rodrigo shtang “Camp Noun” dhe shënon gol me kokë (VIDEO)

Delo.autor

NIS ME TENSIONE NDESHJA SHQIPËRI-POLONI/ Përplasje mes tifozëve në stadium, ndërhyn policia

F.autor

ABSURDITETI/ Medalje e artë ose shërbim ushtarak: E ardhmja e sulmuesit të Totenhemit vendoset në…

Isa.Autor

Leave a Comment