Futboll Sport

10 lojtarët më të vjetër, që kanë luajtur në Kupën e Botës

Kupa e Botës po afron. Kur duhen edhe dy javë që të nisë “Rusi 2018”, kemi përpiluar një listë me lojtarët më më të vjetër, që kanë luajtur në Kupën e Botës.

10) Jozef Antoine Bell – Kamerun – 39v 8m 16d

Ish-portieri i Marseille dhe Saint-Etienne, Jojo Bell veshi fanellën e kombëtares të Kamerunit në 52 ndeshje, duke marrë pjesë  në edicionet 1982, 1990 dhe 1994. Bell në moshën 39 vjeçare ishte titullar gjatë ndeshjes të Grupit B kundër Brazilit në ’94, një ndeshje që Kameruni e humbi me rezultatin 3-0.

9) Angel Labruna – Argjentinë – 39v 8m 18d

Legjenda e River Plate, Angel Labruna udhëhoqi sulmin e Argjentinës në humbjen katastrofike 6-1, ndaj Republikës Çeke në vitin 1958, megjithëse 39-vjeçari nuk arriti të shënojë në këtë turne. Labruna përfundoi karrierën e tij me Albiceleste duke shënuar 17 gola në 37 ndeshje.

8) David James – Angli – 39v 10m 26d

David James pati një marrëdhënie të komplikuar me ekipin kombëtar të Anglisë, para se të tërhiqej në vitin 2010. Në Botërorin e Gjermanisë, James në moshën 40 vjeçare luatji ndeshjen e fundit, duke i dhënë fund karrierës së tij me Tre Luanët pas një humbje 4-1 ndaj Gjermanisë.

7) Jim Leighton – Skocia – 39v 10m 30d

Paraqitja e fundit e Skocisë në një Botëror daton në vitin 1998 dhe rezultoi të ishte një dështim spektakolar. Me humbjet kundër Brazilit dhe Marokut në fazën e grupeve dhe një barazim me Norvegjinë, Jim Leighton dhe Skocia u kthyen në shtëpi si humbës të grupit A. Leighton gati 40 vjeç në atë kohë, luajti në të gjitha takimet.

6) Ali Boumnijel – Tunizi – 40v 2m 10d

40-vjeçari Ali Boumnijel ishte udhëheqësi i Tunizisë në humbjen 1-0 me Ukrainën në vitin 2006, me Andriy Shevchenko që shënonte golin vendimtar. Tunizia do të renditej e treta në grup dhe Boumnijel do të tërhiqej një vit më vonë.

5) Dino Zoff – Itali – 40v 4m 13d

Përfundimi i Kupës së Botës në vitin 1982 shënonte momentin ideal për tu tërhequr, për portierin legjendar të Italisë Dino Zoff, me Azzurrit që mposhtën Gjermaninë Perëndimore me rezultatin 3-1 përballë 90.000 tifozëve të pranishëm në Madrid. Zoff gjatë finales ishte 40 vjeç.

4) Peter Shilton – Angli – 40v 9m 19d

Me Anglinë e eleminuar në gjysëmfinale nga Gjermania Perëndimore, Shilton ishte portieri i Tre Luanëve kundër Italisë, ndeshje që do të përcaktonte vendin e tretë. Anglia e humbi atë ndeshje me rezultatin 2-1, në atë që do të ishte ndeshja e fundit e Shiltonit në një Botëror, tre muaj pasi kishte mbushur 41 vjeç.

3) Pat Jennings – Irlanda Veriore – 41v 0m 0d

Pat Jennings luajti ndeshjen e tij të fundit për Irlandën e Veriut në vitin 1986. Ish-portieri i Watford, Tottenham dhe Arsenal ishte titullar në humbjen 3-0, ndaj Brazilit në moshën 41 vjeçare.

2) Roger Milla – Kamerun – 42v 1m 8d

Ish lojtari i Kameruni-t Roger Milla veshi fanellën kombëtare të vendit të tij në edicionet- 1982, 1990 dhe 1994. Gjatë edicionit të fundit, një muaj pas ditëlindjes së 42-të, Milla u bë golashënuesi më i vjetër në historinë e turneut me një gol në humbjen 6-1 kundër Rusisë.

1) Faryd Mondragon – Kolumbi – 43v 0m 3d

Në moshën 43-vjeçare, ish lojtari i Independiente, Galatasaray dhe Koln, Faryd Mondragon mban rekordin si lojtari më i vjetër që ka përfaqësuar vendin e tij në një edicion Botërori. Mondragon e vendosi këtë rekord gjatë fitores 4-1 ndaj Japonisë në edicionin 2014, fitore që i dha mundësinë Kolumbisë të kalonte në turnin tjetër

Related posts

SENSUALE/ Tifozja e Icardit feston NUDO rikthimin e Interit në Champions (FOTO)

Isa.Autor

Nisin talljet e tifozëve: Meksika bën gjermanët për ujë të ftohtë

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Gazeta katalanase “hakmerret” për Kosovën, e quan Spanjën… federatë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment