Boks Sport

Bellew replikon me Fury: Së bashku duelojmë në fund të vitit në Kardif

Boksieri britanik Tony Bellew ka deklaruar sot se do të jetë i lumtur nëse një ditë do të ketë mundësi të përballet me patriotin e tij Tyson Fury në peshat e rënda. Bellew e ka cilësuar rikthimin në ring të Fury si një komedi, megjithatë e konsideron Fury si një nga 4 boksierët me të cilët mund të duelojë në të ardhmen, për shkak të famës.

Bellew dhe Fury kanë nisur një betejë në rrjetet sociale që kur ish-kampioni i botës në peshat e rënda deklaroi se do të rikthehet në ring me 9 qershor, në Manchester. Në atë duel, Fury do të përballet me shqiptarin Sefer Seferi.

Jam 100% i bindur se mund të përballem dhe fitoj ndaj Fury. Nuk më shqetëson fakti nës enuk më konsiderojnë favorit, jam mësuar me këtë gjë. Unë e konsideroj qesharak rikthimin e Fury në ring, ndërkohë që aktualisht do të përballet me një boksier të një peshe më të lehtë.

Unë e kuptoj që Fury më eviton, duke parë kalibrin tim si një boksier io fortë në peshën e rëndë”, u shpreh Tony Bellew për mediat, duke shtuar se e sfidon Fury në fund të ktij viti, në Kardif. “Mendoj se Principality Stadium, përballë 70-80 mijë tifozëve do të ishte arena e përshtatshme për ne”, tha Bellew.

Related posts

LUFTËTARI “theu” TIRANËN/ MEZANI mendon për financat: Të shitet Shkurtaj? Pse jo?!

Isa.Autor

PRITJA E VITIT NË PREMIER/ Shikoni mrekullinë që bën Kepa kundër Watford (VIDEO)

Delo.autor

EIBAR-REAL MADRID/ Kike befason “Los Blancos” me një gol të jashtëzakonshëm nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment