Futboll Sport

Rënia nga kategoria, Presidentja “shkrin” ekipin

Ndryshime thelbësore priten tek ekipi i Domosdovës për sezonin e ri. Pas rënies në Kategorinë e Tretë dhe dështimit total të drejtuesve dhe futbollistëve për këtë sezon, presidentja e ekipit, njëherësh dhe kryetare e Bashkisë Përrenjas, Miranda Rira, ka vendosur të pezullojë të gjithë ekipin bashkë me trajnerin dhe shefin e klubit.

Kjo pasi Rira bën fajtorë pikërisht futbollistët dhe drejtuesit për paraqitjet e dobëta. Futbollistët janë të gjithë të lirë të shkojnë ku të duan, ndërsa posti i trajnerit dhe shefit të klubit do të rishikohet. Nga burime afër Bashkisë Përrenjas mësohet se kryebashkiakja Rira deri në ndërtimin e stadiumit të ri do formojë një skuadër me pak lojtarë vendës.

Related posts

FORMULA 1/ Konsulenti i Red Bull: Verstappen duhet të jetë i përkryer për të fituar duelin ndaj Hamilton

Delo.autor

Tirana rikthehet aty ku i takon, Halili: Kjo nuk kalon lehtë…

Sadik.Autor

Formacionet zyrtare, Austri – Gjermani

Sadik.Autor

Leave a Comment