Futboll Sport

Robben bëhet Cruyff për një arsye vërtet të veçantë (VIDEO)

Ylli i Bayern Munich, Arjen Robben krijoi një moment konfuzioni, kur vendosi të maskohej, duke vendosur një paruke dhe duke lyer trupin me bojë argjendi. Hollandezi vendosi të qëndronte pa lëvizur – njësoj si një statujë – dhe njerëzit filluan ta ngatërronin me idhullin e futbollit holandez, Johan Cruyff.

Ish-lojtarit i Chelseat dhe Real Madrid, u shfaq shumë i lumtur ndërkohë që ishte transformuar në futbollistin legjendar. Ky aktivitet u organizua nga Qendra Holandeze për Luftimin e Kancerit , e cila është formuar 11 vjet më parë dhe ka për qëllim sensibilizimin dhe vetëdijesimin e shoqërisë për rrezikun nga kanceri.

Arjen Robben u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar, pasi holandezët nuk arritën të kualifikoheshin në fazën finale të Botërorit që do të zhvillohet në Rusi. Ky tribut për Johan Cruyff është pritur shumë mirë nga tifozët hollandezë dhe nga turistët e shumtë, pasi ai konsiderohet si lojtari më i madh holandez i të gjitha kohërave. Cruyff ka fituar tre Topa të Artë, duke fituar trofe me Ajax dhe Barcelona si lojtarë, përpara se të rikthehej me sukses tek të dyja klubet në pozicionin e trajnerit.

Legjenda e futbollit hollandez u nda nga jeta më 24 mars të 2016-ës, në moshën 68-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe klubi holandez Ajax për të nderuar ish-futbollistin e saj e “pagëzoi” stadiumin me emrin e tij, dhe njëkohësisht, hoqi dorë nga një shumë e rëndësishme monetare..

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bayern Munich-Tottenham. Rezultati 3-1

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Juventus i thotë lamtumirë yllit (VIDEO)

F.autor

LIVE/ EURO 2020: Nisin kualifikueset, Italia menjëherë në avantazh. Mësoni rezultatet në kohë reale

Delo.autor

Leave a Comment