Futboll Sport

FSHF dha garancinë/ Skënderbeu i ri fillon nga “të vjetrit”

Sido që të shkojë apelimi në KAS dhe çështja e pjesëmarrjes apo jo në kompeticionet ndërkombëtare në këtë sezon, në Korçë kanë një garanci absolute: Skënderbeu do të luajë vitin tjetër në elitën e futbollit shqiptar. Vetë FSHF ka bërë të ditur se nuk do të zbresë nga kategoria korçarët dhe kjo i mjafton klubit për të nisur planin për sezonin e ardhshëm.

Në fakt, rinovimi me trajnerin Daja është në varësi të vendimit të KAS, edhe pse palët janë parimisht dakord që ai të qëndrojë një tjetër vit. Por sa u përket lojtarëve, vendimi i KAS nuk do të ndryshojë shumë për një pjesë të tyre, të ashtuquajturit “veteranë”. Gjatë këtyre ditëve në klub janë planifikuar që të bëhen bisedime me të zakonshmit Osmani, Vangjeli e Radas, për të zgjatur marrëveshjet ekzistuese të paktën edhe për edicionin e ardhshëm.

Të gjithë janë parimisht dakord, ndërsa kroati Radas pritet ta ketë këtë vitin e fundit të kontratës para se të varë këpucët në gozhdë e të nisë një karrierë në stafin e korçarëve, duke punuar në akademinë e klubit. Skënderbeu do të dëshironte rinovimin edhe me Shehin por ky i fundit për momentin insiston se finalja e Kupës ishte ndeshja e tij e fundit dhe nuk kthehet në fushë nëse skuadra nuk luan në Europë.

Gjithçka do të zyrtarizohet në ditët në vijim, pasi Skënderbeu të ketë marrë përgjigje nga KAS dhe të ketë caktuar se kur do të fillojë fazën përgatitore.

Related posts

OBJEKTIVAT E SEZONIT TË JUVENTUSIT/ Emre Can: Champions? Vitin e kaluar kam humbur kundër Ronaldos, këtë vit…

Delo.autor

TALENTI QË PO MAHNIT BOTËN/ Ylli Haaland bëhet synimi kryesor i Real Madridit

Delo.autor

TIRANA-APOLONIA/ Pas një asisti nga Muçi, Ismailgeci zhbllokon sfidën për “Bardheblutë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment