Futboll Sport

Lampard e nis nga Derbi. Ish-mesfushori i Anglisë fillon karrierën si trajner

Frenk Lampard është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i skuadrës së Derbi Kaunti në kategorinë e dytë angleze, duke nisur karrierën e tij pak muaj pasi vari këpucët në gozhdë si futbollist. Ish-mesfushori i njohur anglez, i cili për disa vite renditej ndër më të mirët në botë kur vishte fanellën e Çelsit, ka vendosur ta fillojë nga një klub më pak i njohur, edhe pse kishte oferta të rëndësishme nga Ipsuiç dhe Oksford.

“Unë kam dashur gjithmonë të drejtoj një klub me traditë e histori si Derbi Kaunti ndaj kjo është një mundësi shumë e madhe për mua”, tha Lampard, pasi firmosi kontratën trevjeçare me klubin që luan në Championship.

“Kjo është detyra ime e parë si trajner por kam punuar pranë shumë prej trajnerëve më të mirë në historinë e futbollit dhe kam bindje në aftësitë e mia dhe atyre që kam përkrah. E di që nuk do të jetë e lehtë, të menaxhosh një ekip futbolli nuk është asnjëherë ashtu, por pres me padurim këtë sfidë”, ishin fjalët e ish-mesfushorit anglez.

Related posts

PRAPASKENA/ Digjet tentativa e dytë e Juves për të marrë Xhekon, mesfushori veteran i bardhezinjve…

Delo.autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Sassuolo-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

PLAS GALLATA me MESSIN/ Twitteri kundër “yllit” argjentinas pas barazimit me Islandën

Sadik.Autor

Leave a Comment