Futboll Sport

Xavi e krahason me Real Madridin: Barcelona ka rënë në gjumë…

Xavi goditi Barcelonën e madhe, gjigantët e La Liga-s, se ka rënë në gjumë, në mes të dominimit europian të Real Madridit. “Los Blancos” kanë fituar titullin e tretë të Ligës së Kampionëve, të shtunën e kaluar, duke mposhtur Liverpool 3-1 në finalen e Kievit.

Ndërkohë, Barcelona fitoi titullin kampion në Spanjë, për herë të tretë në katër sezone e fundit. Por, Xavi, i cili fitoi katër trofe të Ligës së Kampionëve me Barcelonën, i akuzoi kampionët e La Liga-s se kanë rënë në “gjumë”, pavarësisht nënshkrimit ët sërës së Luis Suarez, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele, në sezonet e fundit.

“Real Madridi ka një gen, që fiton, ndërsa Barcelona ka rënë në gjumë”, – tha ai për “El Penalti”. Xavi, gjithashtu, vuri në dukje fatin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve, ku më së fundi ishte lëndimi i Mohamed Salah dhe gabimet e Loris Karius, në finale.

“Real Madridi kishte çdo gjë para syve. Lojtarët e dëmtuar, si Neymar i PSG, Arjen Robben dhe Jerome Boateng të Bayern Munich i erdhën në ndihmë. Lojtari më i rëndësishëm i Liverpool, Salah, u dëmtua në finale. Të mos harrojmë se portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ishte mungesë e madhe ne gjysmëfinale, ashtu si Sven Ulreich te Liverpool në finale.

Pra, duket si një mallkim prej magjistarësh te kundërshtarët e Real Madridit, por çështja është se Barcelona ka rënë në gjumë. Duket se Barcelona po fiton tituj, por të tjerët po fitojnë Ligën e Kampionëve”.

Related posts

Alonso driblon Saul Niguez-in në stërvitje, habitet Diego Costa

Sadik.Autor

FRANCA PUBLIKON LISTËN/ Emra të mëdhenj jashtë Europianit, formacioni që vlen 425 milionë euro

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Kukësi kalon në epërsi kundër Tropedos, shënon Reginaldo

Isa.Autor

Leave a Comment