Futboll Premier League Sport

Inter nis bisedimet për mesfushorin e Tottenham

Ka edhe një vit kontratë me Tottenham, që nuk ka ndërmend t’ia rinovojë marrëveshjen dhe kësisoj Mousa Dembele, që do të mbushë 31-vjeç në muajin e ardhshëm, është zyrtarisht në merkato. Sigurisht që pretendimet ekonomike të Tottenham janë të mëdha, pasi kërkon 30 milionë euro për lojtarin, megjithatë drejtuesit e Inter, Ausilio dhe Gardini, kanë lënë një takim me Daniel Levy, njeriu që komandon Tottenham.

Spalletti ka dhënë aprovimin e tij për të marrë Dembele, duke qenë se belgu mund të jetë partneri i duhur për Brozovic në mesfushën e Inter në Champions League, ndërsa Vecino dhe Galliardini japin më shumë garanci në Serie A.

Vetë Dembele do të ishte dakord me kalimin në “San Siro”, mjafton që t’i japin 4.5 milionë euro në sezon.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Roma dhe “Zonja e Vjetër” përgatiten për shkëmbimin e talenteve, ja fatet e tyre

Delo.autor

ARRITI FITOREN ME GOLEADË NDAJ PERUSË NË “COPA AMERICA”/ Trajneri i Brazilit: Do të bëhemi të frikshëm…

Delo.autor

KRAHASIMI I RENDITJEVE/ Rritje e frikshme e Partizanit, zhgënjejnë Kukësi e Flamurtari

Isa.Autor

Leave a Comment