Futboll Sport

Vëllazërorja me Kosovën, Balaj: Ishte festë për kombin, rezultati kalon në plan të dytë

Bekim Balaj, sulmuesi shkodran e Shqipërisë, ka dalë sot në konferencë për shtyp para ndeshjes miqësore që kuqezinjtë luajnë me Ukrainën. Për të nuk ka qenë një sezon i lehtë, pasi ka luajtur pak dhe e ka mbyllur kampionatin në Rusi pa shënuar asnjë gol, gjë që normalisht nuk është e lehtë për një sulmues.  “Ka qenë një vit me vështirësi, pata një dëmtim që i kaloi edhe parashikimet e mia. Me rëndësi që e kam lënë pas dhe ndihem mirë. Kam luajtur një pjesë të mirë të ndeshjeve me ekipin tim dhe jam i gatshëm të jap më të mirën për kombëtaren”.

Më pas ai ka folur edhe për humbjen me Kosovën: “Ndeshja me Kosovën nuk la një shije të mirë te ne dhe tifozët. Ishte një vëllazërore, që duhet të kalonte në festë për ne dhe ata që ishin në stadium, të cilët i mbështesnin të dyja ekipet. Nga rezultati dhe mënyra se si luajtëm, lë të kuptosh se mungoi diçka nga ana jonë, ndoshta përqendrimi dhe vlerësimi. Sado ndeshje miqësore të jetë, secili nga ne që vesh fanellën e kombëtares duhet të jetë i përqendruar dhe të vlerësojë maksimalisht kundërshtarin, pasi përgjegjësia është e madhe për të gjithë ne. Këtë ndeshje mungoi diçka dhe gjithsecili nga ne duhet të marrë përgjegjësitë dhe të shohim përpara e të ndryshojmë fytyrë”.

MOTIVIMI – “Ndeshja me Kosovën u pa edhe si një ndeshje për të provuar, ishin shumë lojtarë të rinj, ishte një mundësi për ta dhe për skema të ndryshme. Çdo lojtar kur luan me Shqipërinë nuk ka justifikim, luan me Kosovë apo me këdo. Është detyrim për të dhënë më të mirën”.

SKEMA NË SULM – “Janë prova dhe mënyrat që i zgjedh trajneri. Ndoshta me dy sulmues është një mundësi më shumë për ne, pasi luajmë dy sulmues njëkohësisht. Rezultati ndoshta nuk na ka dhënë të drejtë, por duhet të shohim përpara. Është trajner që vendos si mund të përshtatet ekipi më mirë. Edhe ndaj Kosovës nuk është se çaluam në sulm, por në lojën sulmuese, pasi krijuam shumë pak. Nëse krijohen raste, me cilësitë që kanë lojtarët janë të aftë të shënojnë dhe të jenë të rrezikshëm. Më shumë shanse për të luajtur me Ukrainën? Shpresoj të jem unë ai që do të luajë nga minuta e parë, si dhe të jap e të bëj më të mirën në këtë takim”.

Related posts

KLASIFIKIMI: Japonia dhe Senegali kryesojnë Grupin H

Sadik.Autor

LIVERPOOL TRONDIT CHELSEA NË 4 MINUTA/ Sadio Mane protagonist, portieri Kepa “amator” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Zvicër-Gjibraltar. Rezultati 3-0

Delo.autor

Leave a Comment