Futboll Premier League

Aguero ‘kapet fort’ pas Cityt, refuzohet nga 3 klube të mëdha europiane

Agjenti i sulmuesit argjentinas, Sergio Agueros, ka testuar terrenin mbi mundësinë e largimit të klientit të tij nga Manchester City.

Sulmuesi, 29-vjeçar, është i lodhur nga marrëdhëniet e tij të vështira me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Kështu, Aguero nuk e sheh një të ardhme për veten e tij me klubin anglez, pasi klubi po shikon edhe afrimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.

 Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Aguero tani është duke eksploruar opsionet e largimit nga Etihad, por ka marrë pak inkurajim.

Në të vërtetë, thuhet se tri klubet e mëdha evropiane e kanë refuzuar atë – Real Madridi, Interi dhe Milani.

Të tre klubet janë në treg për një sulmues të ri – por kushtet personale të Agueros janë thjesht shumë të larta dhe nuk ua lejojnë transferimin e tij.

Nëse Aguero do të largohet nga City, ai do të duhet të heqë dorë nga kërkesat e tij të larta për pagë.

Në anën tjetër as çmimi i tij nuk është i ulët pasi mendohet se vlen rreth 80-90 milionë euro. /

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Chelsea sfidon Bayern për yllin e Barcelonës, ja çfarë po tundon lojtarin

Delo.autor

EMRE CAN DREJT BUNDESLIGAS/ Juventusit i hapet rruga për goditjen e madhe…

Delo.autor

Barcelona spektakël dhe goleadë ndaj Celta Vigo, Messi një ‘jashtëtokësor’

Q.Autor

Leave a Comment