Futboll Sport

Vllaznia U-19 Kampione e Shqipërisë!

Është luajtur ndeshja finale e Kategorisë Superiore U19, mes Vllaznisë dhe Flamurtarit në Elbasan Arena. Atë që nuk e bëri ekipi i parë, e bëri ekipi i 19 vjeçarëve të Vllaznisë duke u shpallur kampion me rezultatin 2-1.

Pjesa e parë u dominua nga ekipi Shkodran që e filluan mirë këtë përballje. Vlonjatët u përpoqën të rivalizonin pas minutës së 15-të por nuk rrezikuan portën e kundërshtarëve. Pas shumë tentativash, Vllaznia në minutë të 26 zhbllokon rezultatin falë një penalltie. 11 metërshin e fiton Palushani nga ndërhyrja e Skaparliut ndërsa goli realizohet nga Repaj. Pas golit, ekipi i vllaznisë ishtë më dominant, ku ka bllokuar plotësisht ekipin vlonjat. 45 minutat e para ishin totalisht për ekipin shkodran.

Pjesa e dytë rezultoi më e qetë në minutat e para. Në minutë të 60 Diamanti ishte pranë rrezikimit të portës së Vllaznisë, por goditja nuk kishte forcën e duhur. Në minutë të 68 sulmuesi Ildi Gruda totalisht i pambrojtur dyfishon rezultatin në 2-0. Duke çuar Vllazninë pranë trofeut të dytë sezonal pas fitores së Kupës së Shqipërisë ndaj Shkëndijes në rezultatin 4-0. Në minutë të 72-të, pasi bëri rrëmujë mbrojtjen e Vlorës, Vllaznia ishte shumë pranë golit të tretë por topi shkon në shtyllë.

Aty ku gjithçka dukej se kishte përfunduar, shtatë minuta para fundit Rapaj ngushton rezultatin në 2-1 duke “kapur të fjetur” mbrojtjen shkodrane. Nga ky moment ekipi vlonjat zgjohet duke marrë zemër por tentativat rezultojnë të pasuksesshme. Në 10 minutat e fundit realizuan një ndeshje të bukur por mesa duket u kujtuan vonë.

Takimit final përfundoi në rezultatin 2-1 për Vllazninë duke u shpallur kampione për sezonin 2017-2018. Trofeu i dytë sezonal për skuadrën e Zmijanit, që shton numrin e trofeve për një nga ekipet me më shumë trofe tek 19 vjeçarët.

Related posts

PARALAJMËRON BAYERN MUNICH/ Felipe Melo: Gjithçka mund të ndodhë. Ai është një legjendë që tani

Delo.autor

Botërori 2018/ FIFA merr vendimin e rëndësishëm kundër Pogba

Sadik.Autor

“Deja vu” Napoli-PSG/ Atletico mposht Dortmund dhe eliminon Monaco (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment