Bundesliga Futboll

James Rodriguez: Do të bëjmë pushime si fitimtarë, Bayerni është si Reali

Mesfushori i skuadrës së Bajernit, Hames Rodrigez, ka arritur të shfaqë një formë tepër të mirë gjatë gjysmës së parë të sezonit me fanellën bavareze.

Nën drejtimin e trajnerit italian, Karlo Ançeloti, Hames ka pasur probleme me përshtatjen në skuadër, por pas rikthimit të katërt në pankinën e klubit të Bajernit të Jup Hejnkes, kolumbiani arriti të vërtetojë se është një nga blerjet më të mira të merkatos së verës.

Hames Bajern

Disa kohë më parë, Hames është shprehur i lumtur për transferimin e tij në skuadrën e rekordmenëve gjermanë, ku tha se: “Jam shumë i lumtur në gjashtë muajt e parë te Bajerni. Tanimë do të shkojmë për pushime me ndjesi tepër pozitive dhe duke shpresuar se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i suksesshëm se aktuali”.

Së bashku me mesfushorin kolumbian, skuadra e Bajernit ka arritur ta mbyllë raundin e parë në kryesimin e renditjes me 11 pikë nga vendi i dytë. Hames e ka krahasuar ekipin bavarez me një nga klubet më të mira në botë, Realin ku tha: “Bajerni është një klub i klasit të lartë si Reali. Ata janë mësuar gjithmonë të fitojnë tituj”

Related posts

E ARDHMJA E TEKNIKUT TEK MANCHESTER CITY/ Guardiola i bën presion klubit: Largohem nëse nuk më sillni…

Delo.autor

KISHTE INTERESIM NGA INTERI/ Berat Gjimshiti zgjedh se ku do ta vazhdojë të ardhmen e tij

F.autor

“PA ZHURMË, PA EMRA TË MËDHENJ NË EKIP DHE PAK PARA”/ Luftëtari dhe Bylysi dy ekipet SURPRIZË, që u ktyen në HIRUSHET e futbollit shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment