Futboll Sport

E papritur te Hamburgu/ Do t’i japë një shans të dytë Mërgim Mavrajt

Hamburgu ra por herë të parë në historinë e tij nga Bundesliga pas një sezoni me shumë probleme. Skuadra nuk mundi të arrinte rezultatet e duhura dhe shpesh ndaj lojtarëve të saj janë marrë masa, siç ndodhi në rastin e Mavrajt, i cili kaloi tek ekipi i dytë kohët e fundit.

Por duket se situata ka ndryshuar tashmë. Hamburgu ka marrë një drejtor të ri sportiv, Ralf Beker, i cili, bashkë me trajnerin Kristian Titz, po planifikon skuadrën e sezonit të ardhshëm. Dhe në planet e tyre është edhe Mavraj, të cilit do t’i jepet një shans i dytë.

“Ne po punojmë me lojtarët që janë nën kontratë. Dua të them se do të ketë një mundësi për Uollas dhe Mergim Mavrajn, të cilët u dërguan në ekipin e dytë kohët e fundit. Të dy kanë kontratë me Hamburgun. Po e shohim situatën me shumë kujdes dhe këta lojtarë meritojnë një shans të dytë”, – tha Beker.

Kështu, mbrojtësi me përvojë i kombëtares kuqezi ka rastin të tregojë se vlen dhe të vazhdojë të luajë për Hamburgun në Bundesligën 2.

Related posts

NDRYSHON AXHENDA E JAVËS 13 NË SUPERIORE/ Pas pauzës për shkak të kombëtareve, ja kur do të zhvillohen përballjet

Delo.autor

HISTORIKE/ Mick Schumacher piloton makinën e babait që fitoi titullin kampion (VIDEO)

Delo.autor

CONTE ZYRTARIZON LISTËN/ Ja të grumbulluarit e Interit në Champions, përjashtohen…

Delo.autor

Leave a Comment