Futboll Seria A Sport

Ka festë në “San Siro”/ Milan “shpëton”, Yonghong paguan 10 milionë euro…

Një lajm i mirë për tifozët e Milan, Li Yonghong ka paguar 10 milionë euro për shtimin e kapitalit, kusht i domosdoshëm para ditës së hënë. Zyrtarizimi nuk është bërë ende, por do të ndodhë në mbrëmje sepse trazicionet bankare kërkojnë disa orë kohë. Për të vazhduar në rrugën e nisur, Zoti Li duhet të paguajë edhe 22 milionë euro të tjera para fundit të muajit qershor dhe në këto kushte do të plotësojë të gjitha pikat e marrëveshjes me fondin Elliot.

“Paratë e Yonghong Li po vijnë,” – deklaroi administratori i deleguar i Milan, Marco Fassone, ndërsa në shtypin ndërkombëtar vazhdojnë lajmet për të ardhmen e dyshimtë të kuqezinjve. “Artikulli i sotëm i NY Times për përjashtimin e Milan nga Kupat e Europës është diçka që është përsëritur disa herë, por nuk ka asnjë bazë,” – shtoi drejtuesi i Milan.

Sipas “New York Times” kanë qenë drejtuesit e UEFA që kanë vënë veton për përjashtimin e Milan nga Europa League sepse ka shkelur rregullat e “Financial Fair Play”. Vendimi do të merret më 7 qershor.

Related posts

I VRANË BABAIN NË LUFTËN E KOSOVËS/ Rrëfimi prekës i Manajt: Si e ktheva dhimbjen në forcë… (VIDEO)

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Alonso: I privilegjuar që jam sërish në pistë, mjaft talente nuk e kanë këtë shans

Delo.autor

LIVE/ Portugal-Switzerland, Ronaldo kalon portugzët në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment