Moto GP Sport

Aksident i frikshëm për Michele Pirro në Mugello/ Piloti pëson traumë në kokë (VIDEO)

Një aksident i rëndë dhe me pasoja për pilotin italian Michele Pirro sot gjatë sesionit të dytë të provave të lira në Moto GP, që u zhvilluan në pistën e Mugello. Motori Ducati krejt papritur u “çmend” dhe piloti humbi kontrollin e tijn, duke fluturuar në pistë e më pas rrëshkitur për metra të tëra jashtë saj, derisa përfundoi në zhavorr. Për fat të keq, Pirro u përplas keqazi me kokë në asfalt në momentin që ra në kontakt me tokën.

Provat u ndërprerë dhe pilotit italian iu dha ndihma e shpejtë. Më pas u transportua në spital. “Pirro ka një traumë në kokë, si në pjesën e përparme ashtu dhe pas saj. Për fat, është koshient dhe lëviz të gjitha gjymtyrët dhe sistemi neurologjik është normal. Edhe analizat e vizita e mëtejshme që iu bë në spital nuk ka evidentuar komplikacione të tjera”, tha mjeku që e vizitoi në qendrën mjekësore të pistës dhe më pas e ka ndjekur pilotin në spital.

Related posts

E BUJSHME/ “Shpërthimi” i Contes pas humbjes me Bolognan, ja 6 lojtarët që do largohen nga Interi

Delo.autor

E BUJSHME/ “Tronditet” merkato, REALI orfon 40 milionë euro dhe MODRIC për…

Isa.Autor

ZBULON ËNDRRËN/ Thiago Silva: Shpresoj të kthehem në San Siro dhe…

Delo.autor

Leave a Comment