Sport Të tjera

Roland Garros, Wozniacki avancon pa probleme, eliminohet Svitolina

Tenistja daneze Caroline Wozniacki, numri 2 në botë për femra, ka avancuar në raundin e 4-t të grand slemit të Roland Garros pas fitores 2-0 (6-0, 6-3) ndaj francezes Pauline Parmentier. Një lojë e mirë e danezes, që pati epërsi në fushë gjatë gjithë kohës, duke e merituar fitoren. Surprizë eliminimi i tenistes amerikane Madison Keys, e cila u mund 2-0 (6-1, 7-6) nga rivalja japoneze Naomi Osaka.

Edhe numri 4 në botë, tenistja ukrainase Elina Svitolina, është eliminuar nga turneu parizien, pasi u mund 2-0 (6-3, 7-5) nga tenistja rumune Mihaela Buzarnescu. Një lojë e dobët e Zvitolina, sidomos në setin e parë, duke u eliminuar shpejt nga turneu. Barbora Strycova fiton derbin çek me Karolina Syniakova, duke fituar 2-0 dhe shkon në raundin e katërt, së basyhku me rusen Daria Kasatkina.

Related posts

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Leipzig-Liverpool. Rezultati 0-2

Delo.autor

Mourinho për fitoren e Rusisë: Qëndroni me këmbë në tokë!

Sadik.Autor

ZBULON SEKRETIN/ Cavani: Pak hapësira tek Manchester United? Ja cili është çelësi i suksesit

Delo.autor

Leave a Comment