Futboll Sport

Merr fund gjithçka, Luftëtari zgjedh trajnerin e ri

Klubi i Luftëtarit duket se ka zgjedhur trajneri për sezonin e ri dhe bëhet fjalë për sllovenin, Milosh Kostiç, një emër i njohur në fushën e trajningut. Mësohet se presidentit i klubit gjirokastrit, Grigor Tavo është takuar pak ditë më parë me 46-vjeçarin dhe i ka kërkuar si kusht kalimin e një turi në Europë dhe qëndrimin në 3-4 ekipet e para në tabelën e klasifikimit për sezonin e ri.

Slloveni ka pranuar këto kushte dhe pritet që në datën 6 qershor, 46-vjeçari të udhëtojë drejt Shqipërisë për të hedhur firmën.

Kostiç ka drejtuar më parë Kombëtaren e U-17 dhe U-19 në Slloveni, ka qenë trajner te Zverna Zvezda, ndërkohë që ka drejtuar dhe ekipin e Liersen në Belgjikë. Së fundmi 46-vjeçari ka qenë në Greqi, ku ka drejtuar skuadra si Aharnaikos dhe Iraklis që militojnë në ligat e ulëta.

Related posts

PO KALON NJË FORMË TË SHKËLQYER/ Shqiptari realizon super golin e vitit (VIDEO)

Delo.autor

KA KLAS DHE FINESË/ VINICIUS debuton, simulimin e paska si NEYMAR (VIDEO)

Isa.Autor

Guri në ekstazë, zbulon si i motivoi trajneri Pacult

Sadik.Autor

Leave a Comment