Futboll Premier League Sport

Everton-Manchester United, nis “beteja” në merkato…

Everton është vënë në gjurmët e Marko Arnautovic. Sipas asaj që bën të ditur “The Sun”, trajneri i ri i “bluve”, Marco Silva, ka identifikuar sulmuesin austriak si përforcimin e parë për Everton, duke ia vënë kusht drejtuesve të klubit të ri.

I ndjekur nga Jose Mourinho, që në ditët e fundit shkoi edhe për të parë miqësoren e Austrisë kundër Rusisë, ish-sulmuesi i Inter shërbeu asistin për golin e fitores 1-0.

Arnautovic kushton rreth 60 milionë euro. Ai zhvilloi një sezon të shkëlqyer në Premier League, pavarësisht nga vështirësitë që pati West Ham.

Related posts

ISHTE PRETENDENTI KRYESOR PËR TË FITUAR “TOPIN E ARTË”/ Por UEFA e vlerëson me një tjetër çmim Lewandowskin

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Oferta nga klubi turk, mesfushori Asani merr vendimin për të ardhmen

Delo.autor

ARRITI KUALIFIKIMIN NË EUROPA LEAGUE/ Conte braktis intervistën për Juventus, ja arsyesja

Delo.autor

Leave a Comment