Futboll La Liga Sport

LA LIGA/ 40 trajnerë në 44 vjet, nuk është stol por “karrige elektrike”!

Më shumë se një stol ai në “Bernabeu” është një karrige elektrike! Ky ka qenë pseudonimi i ti i gjetur nga shtypi spanjoll. Me largimin e Zidane nga posti i trajnerit të Real Madrid, spikat një statistikë interesante. Pasardhësi i “Zizu” do të jetë trajneri i 40-të i “Los Blancos” në 44 vitet e fundit. Një rekord për klubin që ka qenë në gjendje të vendosë një rekord të paimagjinueshëm me tre Champions League radhazi, katër në pesë vitet e fundit.

Real Madrid është një nga klubet më prestigjioz, tërheqës dhe fitues në botën e futbollit, por është edhe një nga klubet më kërkues në absolut. Pesha e fanellës “blanca” ka ndikuar në paraqitjen dhe rendimentin e shumë kampionëve dhe ka sjellë paqëndrueshmëri në stol. Në Madrid nuk falen sezone pa trofe.

Lista është e gjatë duke i nisur nga “historiku” Miguel Munoz, i shkaktuar në vitin 1974 , pas 13 vitesh, sepse nuk fitoi kampionatin. Më pas emra të tillë si Di Stefano, Boskov, Del Bosque, Hiddink, Camacho, Capello, Schuster, Pellegrini, Mourinho dhe Ancelotti.

Secili ka pasur historinë e tij, pak a shumë të gjatë dhe fituese të karakterizuar nga dashuria e vogël apo e madhe mes tifozëve. Por një fill i përbashkët i lidh të gjithë: mesatarisht një trajner i Real qëndron në stol një vit e një muaj.

Përshembull dy vite e katër muaj të Zidane kanë ngjasuar sikur janë shumë pak, mbi të gjitha nisur nga fakti që “Zizu” fitoi plot 9 trofe.

Francezi e tejkaloi, e dyfishoi mesataren, por në fund tha: “Po iki, sepse për të fituar ekipit i duhet një trajner tjetër.”

Te Real nuk ka kohë për të eksperimentuar, apo për të ndërtuar, duhet të fitosh gjithmonë…

Related posts

Deschamps publikon 23 emrat për Rusi 2018, nuk mungojnë surprizat

Sadik.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Milan-Crotone. Rezultati 4-0

Delo.autor

PREZANTON SFIDËN E KTHIMIT “KUPA E ITALISË”/ Gatusso e thotë qartë: Dua që lojtarët të ushtrojnë presion…

Delo.autor

Leave a Comment