Futboll Sport

Rusi 2018, këta janë lojtarët që vlejnë më pak

Për shumë futbollistë të grumbulluar nga 32 kombëtaret që do të luajnë në Kupën e Botës, që do të fillojë 14 qershorin e ardhshëm, do të jetë mundësia e vetme për të treguar vlerat e tyre në nivel ndërkombëtar.

Nga njëra anë do të jenë të pranishëm kampionë që vlejnë më shumë se 100 milionë euro, nga tjetra ata që nuk arrijnë as në 500 mijë euro. Më poshtë, do të analizojmë pikërisht lojtarët e Rusi 2018 që vlejnë më pak.

Sipas vlerës së merkaton që çdo lojtari i është dhënë nga portali i specializuar “Transfermarkt”, dy lojtarët me vlerësimin më të ulët mes atyre që do të udhëtojnë drejt Rusisë, janë dy shokë skuadre.

Vlejnë 175 mijë euro dhe janë pjesë e Panamasë, e kualifikuar për herë të parë në historinë e saj në fazën finale të një Botërorit. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin 23-vjeçar të New York Red Bulls, Fidel Escobar, i cili ka luajtur vetëm dy ndeshje në 13 javët e para të kampionatit amerikan.

Tjetri është sulmuesi 36-vjeçar i ekipit peruan të Sport Boys, Luis Tejada, veteran i kombëtares të vendit të Amerikës Qendrore, me të cilin ka luajtur 104 ndeshje dhe ka realizuar 43 gola, që e bëjnë atë golashënuesin më të mirë të historisë së Panamasë.

Më pas, me një vlerësim 200 mijë euro, gjejmë tre lojtarë të tre kombësive të ndryshme. Janë mesfushori 35-vjeçar i Islandës (luan me Karabukspor) Olafur Ingi Skulason (16 ndeshje dhe një gol në kampionatin e fundit, qendërmbrojtësi 34-vjeça i Kosta Rikës, Johnny Acosta, i cili luan me kolumbianët e Rionegro Águilas, dhe portieri 32-vjeçar peruan, kapiteni i Club UTC, José Carvallo.

Pak më i lartë është vlerësimi i shokut të tij të skuadrës, qendërmbrojtësit 34-vjeçar të Perusë, Alberto Rodriguez, kartoni i të cilit vlen 225 mijë euro.

Ndërkohë, me një vlerë 250 mijë euro është një katërshe e përbërë nga dy lojtarë të Panamsë, sulmuesi 24-vjeçar, Abdiel Arroyo, dhe mbrojtësi 26-vjeçar, Harold Cummings; nga mbrojtësi 20-vjeçar i krahut të djathtë, që luan me Kosta Rikën, Ian Smith, dhe nga portieri 35-vjeçar i Japonisë, Eiji Kawashima.

Ky i fundit është i vetmi mes lojtarëve të këtij klasifikimi, i cili ka luajtur në 5 kampionatet kryesore të Europës. Në fakt, në sezonin e fundit ka zhvilluar 30 ndeshje në Ligue 1 me fanellën e Metz.

Janë të shumtë lojtarët që kanë një vlerë më të ulët se 500 mijë euro, por vetëm njëri prej tyre luan në një prej 5 kampionateve kryesore të Europës. Bëhet fjalë për portierin 19-vjeçar nigerian të Deportivo La Coruna, Francis Uzoho, që ka luajtur vetëm dy ndeshje në sezonin e fundit. Vlera e tij është 300 mijë euro.

Related posts

KËRCËNIMI I MESSIT/ Argjentinasi i shpall “luftë” Bartomeu. Ja prapaskenat që e çojnë në “divorc”

Delo.autor

REAGON ASHPËR NDAJ TIFOZËVE TË “3 LUANËVE”/ Harry Kane: Nëse sulmoni lojtarët, nuk jeni…

Delo.autor

“SHMANGU NJË GOL TË SIGURTË”/ Dermaku vlerësohet në Itali: Një bast i fituar i Parmës!

Delo.autor

Leave a Comment