Boks Sport

Haxhi Krasniqi shpallet kampion evropian në EBU, mposht rusin Kashtanov

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi, ka fituar titullin e kampionit të Evropës EBU pasi mposhti rusin, Stanislav Kashtanov, në një ndeshje të zhvilluar në Gjermani. Robin Krasniqi, i njohur më mirë si Haxhi Krasniqi, dominoi duke i dhënë goditje të forta kundërshtarit të tij pothuajse në çdo rund të zhvilluar.

Me këtë triumf, shqiptari nga Juniku i ka hapur vetes rrugë për titullin kampion i botës, pasi tani mund të konsiderohet ndër pretendentët kryesorë në këtë kategori.

Krasniqi boksoi në kategorinë super të mesme duke u treguar më i fuqishëm e rusi Kashtanov në meçin e zhvilluar në Wee Arena në Bad Tolz të Gjermanisë.

 

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Manchester United-Milan. Rezultati 1-2

Delo.autor

LEGJENDA E FUTBOLLIT KRITIKON YLLIN E PSG/ Pele: Ai filloi duke mos shënuar shumë gola, për këtë…

Isa.Autor

MERKATOJA E JANARIT/ Emery: Nuk do bëjmë asnjë blerje afatgjatë, do të marrim…

Delo.autor

Leave a Comment