Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ Ndryshime drastike në Serinë A, zbuloni kur mbyllet përfundimisht merkatoja

Ndryshe nga vitet e tjera kur merkatoja në Serinë A është mbyllur në datën 31 gusht ku klubet kanë patur 2 muaj kohë për të bërë afrimet, këtë vit gjërat kanë ndryshuar, vendim ky i cili është marrë dhe zyrtarizuar vetëm pak kohë më parë nga drejtuesit e Ligës italiane të futbollit.

17 gusht do të jetë data kur do mbyllet zyrtarisht merkatoja, saktësisht një ditë para se të nisë kampionati. Me vendimin e fundit që është marrë, zbulohet se kontratat e lojtarëve do të pranohen deri në orën 20:00 të dat ës 17 gusht, pas këtij momenti nuk mund të bëhet asnjë lëvizje.

Në këto kushte, drejtuesit e klubeve duhet të mendohen mirë për lëvizjet që do bëjnë gjatë kësaj vere, pasi koha është e limituar dhe për të mos rrezikuar, gjithçka duhet të mbyllet para datës së përcaktuar.

Related posts

Juventusi gati të sakrifikojë “xhevahirin” e tij për Ronaldon, përfiton ekipi anglez

Isa.Autor

Parashikimi i orakullit Akil: Rusia fiton me Arabinë Saudite

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Kukësi firmos me mbrojtësin maqedonas, ja përfitimet (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment