Futboll La Liga Sport

Shkodran Mustafi “shpërfill” Ronaldon/ Messi “gjeni” i paparashikueshëm…

Mbrojtësi shqiptar i Gjermanisë dhe Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka folur për Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”. Mustafi ka thënë se Lionel Messi është kundërshtari më i fortë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij.

Messi ka qenë në formë të shkëlqyer edhe këtë sezon, duke i shënuar 45 gola dhe dhuruar 18 asiste në 54 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat. Qendërmbrojtësi shqiptar i Arsenalit beson se Messi mund ta kalojë çdo mbrojtje me të cilën përballet.

“Lionel Messi është kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur”, ka thënë Mustafi për Bild.

“Kam luajtur tri herë kundër tij sa isha në Valencia. Messin nuk mund ta parashikosh; është i vogël dhe shumë i shpejtë, si dhe e ndërron drejtimin shumë shpesh. Të jesh i sigurt se kur vrapon drejt tre kundërshtarëve, do t’i kalojë të tre”, ka shpjeguar ai.

Mustafi ka luajtur edhe kundër Cristiano Ronaldos, po ashtu, por insiston se Messi është më i mirë. “Ronaldo është më shumë sulmues brenda zonës”, shpjegoi ai.

Related posts

“NËSE E HUMB TOPIN, DO TË TË VRAS”/ Kërcënimi i Allegrit bën xhiron e rrjeteve sociale

Delo.autor

DISFATA NË FINALEN E “EURO 2020″/ Britanikët hakmerren ndaj Italisë, refuzojnë të hanë në restorantet italiane

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Villarreal-Manchester United. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment