Futboll Seria A Sport

Badelj “shpërfill” klubet e Milanos, zgjedh klubin nënkampion të Italisë

I larguar nga Fiorentina në përfundim të këtij sezoni me parametër zero për shkak se i mbaroi kontrata me skuadrën vjollcë, ish kapiteni i Fiorentinës Milan Badelj i ka suprizuar të gjithë me vendimin e tij.

Kroati nuk ka zgjedhur as Milani, as Interin e as Romën për të vazhduar karrierën por Napolin. Sipas asaj që raporton Sport Italia, Badelj ka arritur marrëveshjen për një kontratë 3-vjeçare me të kaltrit dhe që nga sezoni i ardhshëm do të jetë nën urdhrat e Carlo Ancelottit.

Badelj do të vendoset në kabinën e regjisë aty ku pritet të zëvendësojë Jorginhon i cili është pranë kalimit te Manchester City.

Related posts

NDODH EDHE KJO/ E pabesueshme por e vërtetë, falimenton Zlatan Ibrahimovic

Isa.Autor

ZYRTARE/ Ditë prezantimesh për klubin gjirokastrit, firmos ish-portieri i Azerbajxhanit U-21

F.autor

Bonucci ‘drithëron’ Milanin, mund të transferohet në Angli

Q.Autor

Leave a Comment