Futboll Seria A Sport

Gjysma e Europës pas Chiesa, Fiorentina “fërkon duart”

Federico Chiesa është njeriu i momentit në Itali, teksa ka tërhequr vëmendjen e gjysmës së Europës. talenti 20-vjeçar i Fiorentinës sapo mbylli një sezon mjaft të mirë në Firence, ndërsa tregoi veten edhe te Italia e Mancinit, në miqësoren me Francën.

Teknik, i shpejtë, i ri dhe i aftë për të luajtur në të 3 pozicionet pas sulmuesit kryesor, janë disa nga cilësitë më të spikatura të Chiesës, që po ‘ndez’ fantazinë e merkatos së shumë skuadrave.

Drejtuesit e Fiorentinës refuzuan para disa javësh një ofertë nga Roma prej 40 milionë eurosh plus kartonin e sulmuesit El Sharawii, ndërsa bënë të njëjtën gjë edhe me atë të Napolit, 50 milionë euro plus mesfushorin kroat Rog.

Së fundi në drejtim të sulmuesit janë ‘vërsulur’ Interi dhe Juventusi, të cilat kanë gati ofertën prej 60 milionë eurosh për Fiorentinën, ndërsa mund të përfshijnë edhe kartonin e ndonjë lojtari premtues.

Gjithsesi, për Chiesën kanë shfaqur interes edhe klube si Manchester City, United, Liverpool, etj, ndaj edhe Fiorentina po pret që të hapet një ankand, për të përfituar sa më shumë nga shitja e tij.

Related posts

Guardiola “FRIKËSON” Dortmundin/ Spanjolli kërkon me çdo kusht mesfushori gjerman

Isa.Autor

Zanetti: Icardi e meritonte Kupën e Botës, por zgjedhja e Sampaolit është teknike

Sadik.Autor

“JAM I ZHGËNJYER NGA TEUTA”/ Presidenti Hasanbelliu: Duhet të luajmë gjithçka në ndeshjen e kthimit

Delo.autor

Leave a Comment