Futboll Sport

Itali – Holandë, miqësorja e dy të përjashtuarve

Itali – Holandë

Kjo sfidë mund të ishte një çerekfinale apo gjysmëfinale në Kupën e Botës por asnjë nga këto skuadra legjendare nuk do të marrin pjesë në Rusi 2018 teksa vitet e fundit u ka ikur shkëlqimi i dikurshëm. Të dyja skuadrat kanë pësuar eliminime të turpshme nga kualifikueset, me Suadinë që  rendit mbi holandezët në fazën e grupeve përpara se të eliminonte edhe Italinë në play-off.

Holandezët janë goditur së fundmi edhe nga largimet e Arjen Robben dhe Wesley Sneijder dhe ka një mungesë të theksuar talentesh në një vend që gjithmonë ka prodhuar të rinj premtues. 18-vjeçari i Ajax Matthijs de Ligt padyshim është një lojtar me të ardhme por duket qartë se Holanda duhet të punojë për të ardhmen, teksa ka vetëm një lojtar nën moshën 23 vjeç që është pjesë e kombëtares aktualisht.

Italia ka rrezikuar më tepër në aspektin e aktivizimin e të rinjve në ekip. Por skuadra e Roberto Mancini-t ka mungesë kualiteti. Vetëm Mario Balotelli ka shënuar më shumë se gjashtë gola me Italinë, ndërsa sulmuesit e tjerë si Lorenzo Insigne dhe Simone Zaza kanë qenë shumë keq në këtë aspekt.

Mesfusha është pa eksperiencë dhe vetëm Alessandro Florenzi  ka bërë më shumë se 10 ndeshje, ndërsa lojtarë më vendimtarë si Verratti apo Chiellini nuk janë përfshirë edhe aq sa duhet në këto dy ndeshje dhe nuk kanë impresionuar. Italia mposhti Arabinë Saudite 2-1, por më pas u mund nga Franca 3-1 dhe tani ka vetëm 2 fitore në 8 ndeshjet e fundit.

Shifra dhe Fakte

Kjo është hera e pestë që dy ekipet do të ndeshen në një miqësore në nëntë vitet e fundit. Italia ka fituar dy të fundit ndërsa ka pasur edhe dy barazime. Holandezët kanë fituar ndeshjen e fundit kompetitive, një 3-0 në Euro 2008.

Holandezët kanë humbur vetëm 2 nga 12 ndeshjet e fundit, duke fituar 9.

Italia ka shënuar më shumë se një herë në 1 nga 10 ndeshjet e fundit.

Azzurri ka arritur të fitojë vetëm 3 nga ato 10 ndeshje gjatë një periudhe në të cilën ka rënë ndjeshëm në renditjen e FIFA-s.

Related posts

Queiroz: ”E verdha e Ronaldos, si të thuash që vajza ime është ”pak” shtatzënë”

Isa.Autor

E FUNDIT/ NUK NDALET PARTIZANI: Të kuqtë firmosin me një mbrojtës Nigerian

Isa.Autor

Ka vetëm një arsye që e ndal Buffon të bashkohet me PSG

Sadik.Autor

Leave a Comment