Futboll Sport

Salihi rigjen golin por Neustadt qëndron në ligën e dytë

Dëshira e Hamdi Salihit për të luajtur në elitën e futbollit austiak ka marrë një goditje “nokaundi”.

Neustadt, skuadra ku aktivizohet sulmuesi shkodran nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e dytë play-off përballë St. Polten, por nuk i ka mjaftuar që të fitojë në finalen. Kjo pasi në ndeshjen e parë në shtëpi ishte mposhtur me rezultatin e pastër 0-2.

Kështu, St.Polten do të jetë pjesë e Bundesligës Austriake edhe në sezonin e ardhshëm, ndërsa Neustadt do të qëndrojë në ligën e dytë austriake, aty ku e mbylli edicionin 2017 -2018 në vendin e tretë.

Këtë sezon, Salihi ishte shumë deciziv për skuadrën e tij, ku në 36 ndeshje shënoi 22 gola, ndërkohë që dhe goli përballë St. Polten mban firmën e tij.

Pas këtij verdikti nuk dihet akoma e ardhmja e ish-bomberit të kombëtares shqiptare, që tashmë në moshën 34 vjeçare është në dilemë nëse do të tërhiqet apo të nis një aventurë të re.

Related posts

E BUJSHME/ Neymar goditet me shishe nga tifozët e Marseille

Isa.Autor

E papritur/ Cristiano Ronaldo, i vetmi lojtar i Real Madrid që nuk pozon me fanellën e re

Sadik.Autor

KRISJET BRENDA KLUBIT/ Nuk është hera e parë te Partizani, Daja me lojtarët një histori përplasjesh

Delo.autor

Leave a Comment