Futboll Sport

E vërshëllejnë tifozët, Panuçi lë pa fjalë Ilda Bejlerin me gjestin e tij (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare po vazhdon të zhgënjejë me paraqitjet e saj të njëpasnjëshme.

Pas humbjes 3-0 me Kosovën, ata u mundën sot nga Ukraina me rezultatin 4-1 duke konfirmuar se me ardhjen e Panuçit i ka kapur kriza.

Ndeshja u zhvillua në Sot në Evian të Francës dhe të pranishëm ishin qindra shqiptarë, entuziastë në kulm, por në fund të zhgënjyer, aq sa kontestuan trajnerin, ashtu si ndodh kudo në botë.

Gjatë intervistës së teknikut italian për “Supersport”, tifozët kanë vërshëllyer duke shprehur hapur inatin e tyre për paraqitjen e ekipit.

Ndërsa ky i fundit nuk ka duruar më gjatë, duke e braktisur menjëherë intervistën. Të paktën të kishte vazhduar të thoshte atë që kishte për të thënë, pasi tani i humbi përfundimisht edhe tifozët.

Related posts

FITORJA ME SHQIPËRINË/ De Biasi i kujton Santosit: Më ke borxh një shishe verë

Delo.autor

NDESHJE E ÇMENDUR/ Supergol nga Batha, Torassa shkelmon Kukësin

F.autor

E BUJSHME/ Flitet për një largim të mundshëm, në Itali zbulojnë lëvizjen e fundit të portierit Strakosha

Delo.autor

Leave a Comment