Ish-trajneri i skuadrës së Arsenal, Arsene Wenger për momentin është pa ndonjë ekip dhe në të njëjtën kohë është përfolur nga mediat e huaja se mund të jetë si pasardhësi i Zinedine Zidane, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë.
Në një prononcik për mediat, Wenger është shprehur se për momentin dëshiron të shijojë pushimet dhe një për këto tema dëshiron të flasë vetëm pas 15 ditësh.
“Për këtë çështje do e jap përgjigjen pas 15 ditësh. Mendoj se ende kam dëshirë për të trajnuar, por duhet të flasim disa ditë më vonë dhe jo tani”, është shprehur 68 vjeçari.