Bundesliga Futboll Sport

Lajmi i madh nga Bild/ Manuel Neuer do të jetë në Botëror

Lajm i rëndësishëm për tifozët e Gjermanisë 10 ditë para startit të Botërorit. Portieri Manuel Neuer do të jetë në Rusi, pasi i ka kaluar me sukses edhe testin e fundit mjekësor një ditë pas humbjes 1-2 me Austrinë.

Sikurse raporton prestigjiozja “Bild”, stafi mjekësor i Gjermanisë i ka bërë një kontroll të imtësishëm portierit 32-vjeçar dhe nuk ka konstatuar ndonjë problem shqetësues në këmbën e majtë, aty ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale shumë kohë më parë.

Mbetet vetëm konfirmimi zyrtar nga Joakim Low, por tashmë është fakt që kampionët në fuqi të botës do të nisin fushatën e mbrojtjes së titullit me Neuer në organikë.

Related posts

“E TRISHTË”/ Levante trajton në mënyrë skandaloze Armando Sadikun (FOTO)

F.autor

GJITHMONË “SPECIAL ONE”/ MOURINHO citon HENGELIN për të treguar MADHËSHTIN e…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Çmendet komentatori nga goli i Milanit në minutën e 97-të, shihni si bën në studio (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment