Futboll Seria A Sport

Të gjithë të “çmendur” pas mbrojtësit të Juventusit, e kërkon “gjysma” e Europës

Arsenal, Dortmund dhe Marseille duket se janë vënë në garë me njëri-tjetrin për të siguruar shërbimet e Mehdi Benatia. Sipas Gazzetta Dello Sport, qendër mbrojtësi duket se do largohet nga Juventusi këtë verë dhe këto klube duan të përfitojnë për të firmosur me 31-vjeçarin. Ish-futbollisiti i Romes do jetë pjesë e Kupës së Botës me Marokun këtë verë në Rusi dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Europë.

Arsenal e shikon si një alternativë shumë të vlefshme për të zëvendësuar të dëmtuarin Laurent Koscienly ndërsa Dortmund dhe Marseille shohin një përforcim ideal te marokeni. Juve ndërkohë po monitoron Diego Godin dhe Jose Gimenez të Atletico Madrid si edhe talentin e Ajax, De Ligt për zëvendësuesin e Benatias.

Related posts

E nis nga 3-0, habit Zidane: Ka mbetur edhe 50% e kualifikimit për t’u luajtur

Sadik.Autor

MANCHESTER CITY-LEIPZIG/ Guardiola i beson treshes së sulmit Mahrez, Torres dhe Grealish (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Inter nuk lëshon ‘pe’ ndaj Realit, përgatit rinovimin me Icardin

Q.Autor

Leave a Comment