Futboll La Liga Sport

Zbulohet “pakti sekret” mes Juves dhe Allegrit

Populli madrilen duhet ende të marrë veten nga fjalët e Zinedine Zidane, që gjatë një conference për mediat ka zbuluar vendimin për tu larguar nga Real Madrid. Drejtuesit e klubit janë vënë tashmë në gjurmim të një zëvendësuesi të denjë, pas largimit të francezit. Sipas medias spanjolle, mes kandidatëve më favoritë qëndron pikërisht trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri.

Referuar të përditshmes spanjolle “AS”, është zbuluar fakti se mes trajnerit toskan dhe klubit të Juventus ekziston një marrëveshje xhentëllmenësh, që i lejon Allegrit të largohet nga klubi bardhezi në rast se i bëhet ndonjë ofertë e parezistueshme. Sigurisht që pankina e Real Madrid tundon të gjithë, por do të duhet akoma edhe pak kohë për të kuptuar nëse ato që referon “AS” janë vetëm thashetheme, apo korespondojnë me realitetin.

Related posts

HARROJNË HUMBJEN NË CHAMPIONS/ Të besuarit e Guardiolës mposhtin Palace dhe marrin kreun

Delo.autor

Ja cilët janë tre opsionet për trajner të Bayern-it pas refuzimit të Tuchel

Sadik.Autor

​PRANON RREZIKUN POCHETTINO/ Katalanasit mund t’ia rrëmbejë Tottenhamit yllin e skuadrës

Isa.Autor

Leave a Comment