Futboll Seria A Sport

Juventus-Milan/ Superkupa e Italisë luhet në janar 2019, larg kontinetit Europian

Superkupa e Italisë do të luhet për tri vitet e ardhshme në Arabinë Saudite. Ndeshja mes Juventusit dhe Milanit do të mbahet në janar të vitit të ardhshëm, ndërsa skuadrat do të fitojnë nga 3 milionë euro secila.

Natyrisht, kjo është një marrëveshje thjesht ekonomike dhe zgjerimi i markës italiane të futbollit. Zgjedhja, megjithatë, sigurisht që nuk do t’i kënaqë tifozët e skuadrave pjesëmarrëse, në këtë rast të Juventusit dhe Milanit, të cilët nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshje (ose të paktën duhet të shkojnë në Arabi).

Me spostimin e Superkupës së Italisë në janar, Milani buzëqesh, për shkak të skualifikimit të Hakan Calhanoglu, i cili, në këtë kohë mund të luajë me siguri. Turku u skualifikua në javën e fundit të kampionatit dhe do të humbasë ndeshjen e parë të sezonit të ri.

Related posts

PAS FITORES SË DERBIT/ Shikojeni festimin e çmendur të Klopp në momentet e fundit… (VIDEO)

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA NË EKIP/ Inter do yllin e rivalëve, ja objektivi për sezonin e ardhshëm…

Delo.autor

BASTET/ Ronaldo largohet nga Mançester Junajtid, ja favoritët për të firmosur me portugezin

F.autor

Leave a Comment