Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Ekipi i njohur italian interesohet per Realdo Filin

Realdo Fili ka përfunduar në axhendën e klubit të Livornos. Skuadra e sapongjitur në Serinë B ka marrë informacionet e duhura rreth lojtarit 22-vjeçar, i cili këtë edicion u aktivizua në dy skuadra. Mesfushori nga Fieri është pëlqyer nga menaxherët e Livornos, të cilët janë interesuar për Filin duke shprehur gatishmërinë që ta kenë në gjirin e tyre për edicionin e ardhshëm.

Madje drejtuesit e klubit tërhiqen edhe nga fakti që lojtari është i lirë nga çdo detyrim kontraktual, pasi lidhja e tij me Kamzën përfundoi me mbylljen e edicionit. Ish-futbollisti i Apolonisë u aktivizua në 6 ndeshje me Partizanin deri në muajin dhjetor, duke nisur 2 prej tyre si titullar, për një total prej 225 minutash. Kalimi te Kamza në muajin janar e pa atë si protagonist, ku në 17 ndeshje u aktivizua në 1096 minuta, duke shënuar dhe dy gola, tejet të rëndësishëm në arritjen e objektivave për të shpëtuar në fund nga rënia.

Gjithashtu Fili është aktivizuar edhe për dy ndeshje me Kombëtaren Shpresa, duke u konsideruar si një nga talentet e futbollit shqiptar. Por kalimi te Partizani, sidomos ardhja e Mark Iulianos nuk rezultoi diçka e mirë për të. Megjithatë, rilindja te Kamza ka rikthyer vëmendjen drejt tij dhe shumë shpejt mund ta shohim në Serinë B, me klubin e njohur të Livornos.

Related posts

AKUZOHET PËR DHUNË NDAJ GRUAS/ Nis gjyqi ndaj mbrojtësit Boateng, rrezikon 5 vite burg

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Në kushte karantine, Ramos i sfidon të gjithë me formacionin e fëmijëve në shtëpi (VIDEO)

Delo.autor

ZËVENDËSOI MOURINHON/ Ja çfarë i tha Ferguson Solskjaerit pasi mori drejtimin e Unitedit…

Isa.Autor

Leave a Comment