Futboll Seria A Sport

E ardhmja drejt Anglisë, edhe Tottenham në garë për Elseid Hysajn

Tottenhami sezonin e fundit vuajti shumë në një pozicion, atë të mbrojtësit të djathtë. Kalimi i Kyle Walker tek Manchester City krijoi një vakum që nuk u plotësua dot as nga Trippier dhe as nga Serge Aurier, për këtë arsye drejtuesit londinez kanë shënjestruar mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare, Elseid Hysajn. Duke iu referuar mediave britanike shkodrani shihet si një hipotezë mjaft e vlefshme dhe trajneri Mauricio Pochetino ka dhënë “ok” e tij për startin e negociatave.

Përfaqësuesi i 24-vjeçarit, Mario Giufreddi gjatë muajit prill ndodhej në Angli për të diskutuar një transferim të mundshëm tek Chelsea ose Liverpooli, megjithatë Tottenhami duket më i interesuar për shërbimet e Hysajt.

Futbollisti i kombëtares kuqezi ka një klauzolë prej 50 milion eurosh në kontratën e tij aktuale me Napolin e cila përfundon në vitin 2021. Shkarkimi i Maurizzio Sarrit i cili ishte njeriu që e afroi Hysajn tek klubi i kaltër ka bërë që mbrojtësi të vendosë në diskutim të ardhmen e tij tek Napoli dhe Premier League ka qënë gjithnjë një objektiv për shkodranin. Nëse Sarri emërohet trajner i Chelsea-it atherë blutë do të kishin avantazh në preferencat e Elseid Hysajt.

Related posts

NUK NDALET ME SHKËLQIMIN NË FUSHË/ Portugalia, sekreti i jetëgjatësisë së Pepe vjen nga Brazili

Delo.autor

KAPITULLIMI NË “BERNABEU”/ Sezoni më i keq i Real Madridit në kujtesën tuaj, ja statistikat befasuese

Delo.autor

CHAMPIONS/ Ajax bën detyrën, Young Boys befason Zagrbin, kualifikohet edhe AEK

Isa.Autor

Leave a Comment